

TIRANË — Ndërsa pritet të vijojë dita e katërt e protestave dhe përplasjeve në kryeqytet, shumë biznese të mëdha e të vogla në zónën e qendrës kanë ndërmarrë masa mbrojtëse për të shmangur dëmtimet materiale.
Pronarët e subjekteve tregtare kanë mbyllur qepenat, kanë mbuluar xhamat e fasadat dhe kanë vendosur mesazhe mbi to ku u bëjnë thirrje të rinjve të ruajnë pronën e tyre private.
Në letrat e afishuara mbi fasadat e mbrojtura të bizneseve shkruhet:
"Mbështesim protestën, ju lutem mos na dëmtoni."




Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






