Transmetuar më 16-10-2026, 10:37

TIRANË — Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj 22 protestuesve të ndaluar gjatë ditës së parë të tubimeve, ndërsa familjarë dhe të afërm të të arrestuarve po presin vendimin jashtë ambienteve të gjykatës.

Mes tyre ndodhej edhe gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut të arrestuar, Klevi Metaj. Ajo tregoi se i biri punon natën dhe studion ditën, ndërsa sqaroi se ngjarja ka ndodhur teksa ai po ecte në trotuar kur është goditur dhe ofenduar nga një punonjës policie, duke reaguar në mënyrë instinktive.

Në fjalën e saj për mediat, gazetarja Brikena Metaj deklaroi:

"Unë e kam marrë vesh rastësisht faktikisht, bashkë me bashkëshortin nga një telefonatë nga një shoqe e gjimnazit të Klevit, që e pa tek News24. Ajo më telefonoi dhe më tha se Klevi është përleshur me policinë dhe është arrestuar. Ishte lajm i tmerrshëm. Më pas, as në telefon nuk flisnim dot me të. Djali natën punon, ditën shkonte në shkollë. E dinim se djali ishte në shtëpi dhe po flinte gjumë, pas një punë gjatë natës.

Nuk e di nëse ishte protestues. Nëse një person shkel ligjin, duhet ta shoqërojnë në mënyrë normale. Askush s’mund ta prekë një person. Klevi po ecte në trotuar, polici erdhi pas krahëve dhe e ofendon e reagimi ka qenë instiktiv. Po e kam takuar. Klevi është një djalë i qetë, i drejtë dhe i sinqertë.

Ai është student, vetëm një javë më parë isha në ceremoninë e diplomimit, se fëmijët i kam binjakë. Shpresoj shumë që të mbarojë mirë e gjitha kjo, e rëndësishme është që të mbarojë mirë."

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit