

Përditësim live
Nxënës të shkollave të mesme të përgjithshme nga e gjithë Tirana dhe rrethinat e Kamza, po mblidhen nga të katër anët e kryeqytetit me synim rikthimin sot në ditën e katërt të protestës, tek ministria e Arsimit.
Thuajse të gjitha shkollat shtetërore janë bojkotuar, nuk po zhvillohet mësim edhe sepse drejtoritë e tyre dhe mësuesit kanë orientuar prindërit që të shmangin sjelljen e nxënësve edhe sot.
Edhe universitetet, ato shtetërore dhe private, as sot nuk po zhvillojnë mësim.
Situata duket se po përsërit ngjarjet e tre ditëve pararendëse sepse kanë nisur incidentet e para edhe këtë mëngjes.
Në shkollën e mesme "Hydajet Lezha" të qytetit të Lezhës, janë mbledhur nxënës dhe prindër dhe po konfrontohen me policinë e cila po tregohet energjike përballë pjesëmarrësve në protestë.
Gjimnazistët kanë tentuar të futen tek bashkia, por nuk kanë arritur të kalojnë dot kordonin e krijuar nga policia.
Vijon…
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






