

LEZHË — Vala e protestave rinore është zgjeruar më tej duke përfshirë edhe qytetin e Lezhës, ku një grup gjimnazistësh, kryesisht nga shkolla “Hydajet Lezha”, kanë braktisur mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit.
Në përgjigje të kësaj situate, autoritetet kanë shtuar praninë e forcave të policisë pranë institucioneve kryesore në Lezhë për të monitoruar zhvillimet dhe për të garantuar rendin publik.
Ndërkohë, sinjale për bojkot dhe grumbullime raportohen edhe nga qytete të tjera të vendit. Në Fier, forcat e policisë janë pozicionuar në sheshin qendror, ndërsa një pjesë e gjimnazistëve janë paraqitur në shkolla pa çanta në shenjë proteste. Po ashtu, bojkotit i janë bashkuar edhe nxënësit në Kamëz, të cilët pritet të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar tubimeve në kryeqytet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






