

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot për ngjarjet e ditëve të fundit në Tiranë, duke deklaruar se shteti nuk duhet të tërhiqet përballë dhunës vetëm për të shmangur tensionet e momentit.
Në një mesazh të fortë, Rama tha se dorëzimi përballë akteve të dhunshme, me argumentin se kështu ruhet qetësia, do të ishte sipas tij një gabim me pasoja më afatgjata.
“Kush thotë le të përkulemi përballë dhunës për pakëz qetësi, gabon”, deklaroi Rama.
Rama tha se tërheqja përballë dhunës nuk sjell domosdoshmërisht stabilitet, por mund të prodhojë efektin e kundërt.
“Gabon sepse të përkulesh përballë dhunës për pakëz qetësi do të thotë ta humbësh qetësinë dhe ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë”, u shpreh ai.
Ai iu referua edhe historisë së vendit, duke pretenduar se Shqipëria ka pasur edhe më parë periudha kur është tërhequr përballë dhunës në emër të ruajtjes së qetësisë.
“Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës për pakëz qetësi dhe e dimë të gjithë se nuk ka arritur asgjëkund”, shtoi kryeministri. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






