Transmetuar më 16-10-2026, 08:05

Seancat gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 16 protestuesve të arrestuar gjatë ditës së parë të protestës në kryeqytet do të zhvillohen gjatë ditës së sotme. Të ndaluarit, të moshave nga 23 deri në 59 vjeç, u kapën nga forcat e rendit gjatë trazirave të datës 13 tetor, ku një pjesë e tyre ndodheshin të maskuar.

Ndaj personave të ndaluar rëndojnë tetë vepra të ndryshme penale, përfshirë goditjen për shkak të detyrës, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, shkeljen e rregullave mbi lëndët plasëse e djegëse, vjedhjen e bankave dhe arkave të kursimit, shkatërrimin e pronës me zjarr, kundërshtimin e punonjësit të rendit publik si dhe mbajtjen pa leje të armëve të ftohta. Përveç të arrestuarve, nën hetim në gjendje të lirë përfunduan edhe 49 persona të tjerë, ndërsa nga përplasjet mbetën të lënduar gjashtë efektivë policie.

Aktet e dhunshme të ditës së parë të tubimit përfshinë sulme ndaj godinave institucionale si Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës, dëmtimin e bizneseve e bankomateve, vënien e zjarrit koshave të mbeturinave si dhe përplasje të vazhdueshme me organet e rendit në rrugët e kryeqytetit.

Emrat e protestuesve të arrestuar Kastriot Vata 41 vjeç Florian Baba 48 vjeç Ali Bruçi 40 vjeç Genc Ibrahimi 57 vjeç Ernest Kapo 32 vjeç Iljaz Sulaj 38 vjeç Besnik Kala 59 vjeç Donik Vatgjoni 55 vjeç Erand Zenunllari 30 vjeç Hamza Bushi 52 vjeç Olsi Vokli 35 vjeç Xhesion Petoku 27 vjeç Klevi Metaj 23 vjeç Berim Gjoka 31 vjeç Kalosh Hysbarjami 38 vjeç Korado Aliaj 32 vjeç

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit