

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Stambollin kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë pjesë të qytetit me rreth 16 milionë banorë, duke shkaktuar kaos në trafik dhe një viktimë.
Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën nga goditja elektrike në lagjen Balat, ndërsa përpiqej të kalonte një pellg me ujë të krijuar nga stuhia. Ujërat pushtuan me shpejtësi shtëpi, dyqane, rrugë kryesore, stacione metroje dhe nënkalime, duke bllokuar me dhjetëra automjete.
Pas përkeqësimit të situatës, Prefektura e Stambollit njoftoi mbylljen e shkollave dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme. Po ashtu, autoritetet u rekomanduan banorëve që jetojnë në katin përdhes apo në apartamente nëntokësore që të evakuohen përkohësisht për të shmangur rreziqet nga vërshimi i ujit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






