Transmetuar më 16-10-2026, 07:21

E enjtea në arenën europiane dhuroi një mbrëmje spektakolare të mbushur me gola, përmbysje dhe emocione deri në minutat e fundit, ku 18 sfidat e zhvilluara prodhuan gjithsej 46 rrjeta.

Protagonistët kryesorë të mbrëmjes ishin Milani dhe Bayer Leverkuseni, të cilët regjistruan fitore të thella me rezultatin 4-0 në transfertë. Kuqezinjtë reaguan pas humbjes në ndeshjen e parë duke mposhtur Salzburgun, falë një tregolëshi të Alphadjo Cissè dhe një goli të Ramos në minutën e 72-të, edhe pse e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë. Nga ana tjetër, Leverkuseni triumfoi me të njëjtat shifra në fushën e Lech Poznań, ndërsa Benfica dha një sinjal të fortë duke mposhtur Celtic 4-1.

Një përfundim dramatik u regjistrua në transfertën e Juventusit kundër Celta Vigos. Skuadra spanjolle kaloi e para në avantazh me Hugo Álvarez, por bardhezinjtë barazuan me Woltemade në pjesën e dytë. Fitorja 2-1 për italianët u vulos në minutën 90+2 nga Kolo Muani, duke i dhënë Juventusit pikët e plota pas dy ndeshjeve të para.

Marseille vijoi formën negative duke pësuar një tjetër humbje, këtë herë 1-0 në shtëpi ndaj Olympiacos, ndërsa Lyon mposhti Crystal Palace me shifrat 3-2 në një përballje mjaft të luftuar. Në sfidat e tjera, Bournemouth arriti një fitore komode 3-0 ndaj Sturm Graz, Beşiktaş fitoi 3-2 me Hoffenheim, ndërsa Rennes dhe Ferencváros triumfuan me rezultatin 2-1 respektivisht ndaj OFI Crete dhe Viktoria Plzeň. Sfidat Union SG–Real Sociedad, Sparta Prague–Lillestrøm dhe NEC Nijmegen–Levski Sofia u mbyllën në barazim 1-1.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit