

Një grup njerëzish të paidentifikuar u afruan sonte para mesnate tek godinat e vajzave në Qytetin Studenti dhe i sulmuan ato.
Pamjet në vendngjarje tregojnë disa të rinj të panjohur të cilët qëlluan me gurë dhe sende të tjera të forta mjediset e godinave të konviktit të studenteve duke shkaktuar dëme materiale.
Brenda godinës gjendeshin vajza studente të cilat u përfshinë nga një klimë ankthi dhe pasigurie.
Ndërkohë, policia e Shtetit e bën fakt të kryer se personat që sulmuan Qytetin Studenti ishin protestues.
Në një komunikatë ajo tha në orën 00.40 të 16 tetorit: "Sqarojmë se një grup protestuesish të maskuar, në orët e mbrëmjes së datës 15.10.2026, kanë shkuar në Qendrën Studentore dhe kanë thyer xhamat dhe dyert e godinave të Qendrës Studentore në Qytet Studenti. Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve."
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






