

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës doli pak çaste më parë me një sqarim për opinionin publik duke pranuar se ata janë shoqëruar nga policia, por shtoi se nuk janë në komisariate. Më herët noa.al raportoi se skenat e rënda ishin në mjediset e ministrisë së Arsimit.
Drejtoria e Policisë Tiranë nuk përmendi emrin e ministrisë por u mjaftua të thotë se pamjet i përkasin një institucioni shtetëror:
Ja deklarata e plotë:
Personat e shfaqur në videon e publikuar në media nuk janë në dhomat e shoqërimit në komisariate apo në dhomat e bllokut të sigurisë, por janë në momentin e parë të neutralizimit në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një nga institucionet shtetërore ku tentonin të hynin dhe ku po sulmonin punonjësit e Policisë.
Më pas, ata janë shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Policisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






