

Pamje të rënda dolën sonte kundër shfaqen disa të rinj protestues të shtrirë përtokë nën mbikëqyrje policore që duket se janë shoqëruar apo arrestuar pas protestave që kanë përfshirë vendin tre ditët e fundit.
Noa.al kërkoi informacion nga drejtoria e Policisë së Tiranës e cila tha se "këto pamje nuk i përkasin as drejtorisë policore Tiranë dhe asnjërit nga 6 komisariatet që ka Tirana".
Ndërkohë në Tv Klan u raportua dyshimi se këto pamje janë filmuar në mjediset e ministrisë së Arsimit.

Reagimi i kreut të opozitës Sali Berisha
‘Pamje horror’/ Berisha denoncon trajtimin çnjerëzor e studentëve të arrestuar: Krim monstruoz!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar pamje tronditëse, ku shfaqen studentët e arrestuar të shtrirë përtokë në komisariat.
Berisha denoncon “torturën kolektive” ndaj studentëve të arrestuar, duke akuzuar pushtetin për trajtimin çnjerëzor të protestuesve.
“Pamje horror. Torturë kolektive ndaj studentëve të arrestuar në narko-komisariat! Fytyra e vërtetë e narko-shtetit të padrinos! Krim monstruoz!”, shkruan Berisha.
Reagimi i plotë:
Pamje Horror. Torturë kolektive ndaj studentëve të arrestuar në narko-komisariat! Fytyra e vërtetë e narko-shtetit të padrinos! Krim monstruoz!
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






