Transmetuar më 15-10-2026, 22:59

AMP njoftoi sonte se ka arrestuat punonjësin e Policisë të përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari, që lëvizte me biçikletë në aksin Tiranë–Rinas.

Ngjarja ka ndodhur sot 15 tetor ora 00.45, raporton noa.al.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) tha se ka arrestuar punonjësin e Policisë, I.T., me detyrë në Forcat “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.10.2026, rreth orës 00:45, në rrugën Tiranë–Rinas, pranë kryqëzimit të fshatit Domje, ku automjeti me drejtues punonjësin e Policisë është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i biçikletës, shtetasi S.M., 66 vjeç.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, punonjësit të Policisë I.T. iu krye testi i alkoolit, i cili rezultoi negativ, me vlerën 0.0 mg/l.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i punonjësit të Policisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290, paragrafi 3, i Kodit Penal.

AMP, në bashkëpunim me organin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e angazhuar për ushtrimin e përgjegjësive të saj ligjore dhe për garantimin e zbatimit të ligjit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit