

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje filmike që tha se vijnë nga brenda ambienteve të komisariateve të policisë, ku mbahen personat e shoqëruar gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet.
Përmes një reagimi shoqërues mbi videot e shpërndara, Berisha denoncoi me tonë të ashpra kushtet e mbajtjes së të rinjve, duke e cilësuar trajtimin e tyre si një akt dhune dhe torturë të organizuar nga strukturat e rendit.
"Pamje horror. Torturë kolektive ndaj studentëve të arrestuar në narko-komisariat! Fytyra e vërtetë e narko-shtetit të padrinos! Krim monstruoz!", u shpreh kreu i opozitës lidhur me pamjet e publikuara.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






