

PËRDITËSIM: Dalin emrat nga ngjarja me armë në Tiranë, kush është personi në kërkim dhe i plagosuri
Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me plagosjen me armë zjarri të regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës, duke bërë me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për të shtënat në rrugën "Hulo Hajderi". Nga veprimet e shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. Q., 43 vjeç.
Nga hetimet paraprake rreth orës 22:00, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 43-vjeçari ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç. I dëmtuari ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa forcat e policisë vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






