Transmetuar më 15-10-2026, 22:51

PËRDITËSIM: Dalin emrat nga ngjarja me armë në Tiranë, kush është personi në kërkim dhe i plagosuri

Një burrë është plagosur rëndë sonte në Tiranë dhe policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar që ka marrë arratinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, njoftojnë se sonte në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç.

Pas veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç.

Mësohet se 43 vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit