

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Instagram lidhur me protestat e studentëve dhe përplasjet e dhunshme në kryeqytet, duke shprehur shqetësimin e saj të thellë për situatën në vend.
Përmes reagimit të saj, artistja u bëri thirrje drejtuesve të shtetit që të dëgjojnë kërkesat e rinisë dhe të hapin rrugën për një dialog të vërtetë, pa kushte dhe pa paragjykime. Ajo theksoi se rinia është e ardhmja e vendit dhe meriton vëmendje e përkushtim nga institucionet.
Në të njëjtën kohë, Gjata i nxiti të rinjtë që të vijojnë të ngrenë zërin dhe të protestojnë për të drejtat e tyre, por duke shmangur me çdo kusht dhunën dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Ajo nënvizoi se kauza e të rinjve duhet të mbështetet përmes protestës qytetare dhe jo përmes akteve destruktive.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






