

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është politikisht i rënë dhe po zgjat agoninë e vendit, gjatë një interviste për emisionin "Çim Peka LIVE".
Sipas Ahmetajt, revolta e studentëve dhe e të rinjve nuk do të shuhet, pasi përfaqëson pakënaqësinë e një brezi të tërë që kërkon ndryshim rrënjësor në vend. Gjatë bisedës, ai u shpreh se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë, ku qytetet janë në dominim të protestës, kufijtë në dominim të karteleve, ndërsa ekonomia në dorë të oligarkëve.
Ish-zv.kryeministri e cilësoi brezin e ri që ka dalë në rrugë si më të mençur, më të guximshëm dhe më të lirë se brezat paraardhës, duke theksuar se kjo lëvizje nuk mund të ndalet më. Ai shtoi gjithashtu se mungesa e një drejtësie të çliruar nga politika ka bërë që qytetarët të humbasin shpresën te institucionet dhe të detyrohen të kërkojnë të drejtën e lor në rrugë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






