Transmetuar më 15-10-2026, 22:38

Studentja Samanda Toçka, fjalimi i së cilës në protestën e sotme, më 15 tetor, u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ka folur në emisionin "Opinion" mbi motivet e revoltës studentore dhe gjendjen e të rinjve në vend.

Me origjinë nga Prrenjasi dhe prej pesë vitesh me banim në Tiranë, Toçka tregoi se vjen nga një familje e thjeshtë, ku i ati punon prej dekadash si emigrant jashtë vendit dhe pjesëtarët e familjes janë të shpërndarë.

Gjatë fjalës së saj, studentja theksoi se mungesa e perspektivës dhe fyerjet nga klasa politike kanë zbehur shpresën e të rinjve.

"Unë vij nga Prrenjasi dhe kam 5 vite në Tiranë. Vij nga një familje e thjeshtë, jemi një familje që jemi shpërndarë sa në vendlindje, sa në Tiranë dhe sa jashtë vendit. Babai im ka disa dekada që është jashtë vendit si emigrant. Situata në Shqipëri për të rinjtë është e keqe. Unë nuk kam votuar asnjëherë, se më duhet të votoj në Prrenjas dhe nuk e kam pasur mundësinë," u shpreh ajo.

Toçka shtoi se nuk beson as te figurat e reja politike, duke vënë në dukje se ato nuk i janë bashkuar protestës në terren, ndërsa nënvizoi se revolta e studentëve buron nga realiteti i vështirë ekonomik dhe mungesa e të ardhmes në vend.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit