

Protestat e dhunshme në kryeqytet janë shtrirë mbrëmjen e sotme edhe në zonën e Qytetit Studenti. Disa grupe personash, pjesë e protestës, janë shpërndarë në këtë zonë duke vijuar me shkatërrimin e orendive dhe goditjen e objekteve përreth.
Sipas pamjeve dhe raportimeve nga vendngjarja, protestuesit kanë sulmuar me sende të forta ambientet e konvikteve, ku janë thyer xhamat e disa ndërtesave, përfshirë godinat me numër 12 dhe 15.
Kjo vatër e re tensioni pason një ditë të ngarkuar me incidente të rënda në kryeqytet, ku sulme me zjarr dhe dëmtime materiale u regjistruan më herët edhe ndaj disa ministrive dhe institucioneve qendrore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






