

PËRDITËSIM: Dalin emrat nga ngjarja me armë në Tiranë, kush është personi në kërkim dhe i plagosuri
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës në Tiranë.
Sipas raportimeve paraprake, i plagosur ka mbetur një 42-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.
Mësohet se i dëmtuari ka marrë një plagë te pjesa e kofshës.
Rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe identifikimin e autorit.
Tiranë, njoftimi zyrtar
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






