

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ekzekutimi i Nidal Malik Hasanit, ish-majorit të ushtrisë amerikane të dënuar për masakrën e vitit 2009 në bazën ushtarake Fort Hood, nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.
Përmes një reagimi në rrjetin social Truth Social, Trump e cilësoi Hasanin si “tradhtar” dhe kujtoi se ai vrau 13 persona—përfshirë një ushtare shtatzënë—si dhe plagosi rëndë 32 të tjerë.
Edhe pse Presidenti argumentoi se një transmetim i tillë mund të shërbente si masë parandaluese për të treguar reagimin e SHBA-së ndaj terrorizmit, ai sqaroi se do të respektohet dëshira e shumicës së njerëzve për të mos e parë ekzekutimin në ekran.
Sipas vendimit, Hasani do të ekzekutohet me pushkatim siç është planifikuar, ndërsa dëshmitarë në vendngjarje do të jenë vetëm familjarët e afërt të viktimave që dëshirojnë ta ndjekin procesin.
Në të njëjtin reagim, Trump kritikoi administratën e ish-presidentit Barack Obama për dështimin e inteligjencës së FBI-së, e cila përpara sulmit kishte nënvlerësuar komunikimet me email mes Hasanit dhe klerikut radikal Anwar al-Awlaki.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






