

SHKODËR – Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, në zonën e njohur si ish-Poçeria përgjatë Unazës Perëndimore, ku tritol i është vendosur derës së banesës së efektivit të Policisë së Shtetit, Ardjan Baçina.
Efektivi i shënjestruar shërben pranë Sektorit të Kriminalistikës.
Sipas të dhënave të konfirmuara, nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në hyrjen e shtëpisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e motiveve që mund të lidhen me detyrën e efektivit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






