

SHKODËR – Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, ku objekt i sulmit ka qenë banesa e një efektivi të Policisë së Shtetit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës Perëndimore, pranë banesës së policit Ardian Baçina, ekspert i Kriminalistikës.
Sipas të dhënave paraprake nga terreni, lënda eksplozive ishte vendosur pranë hyrjes së ndërtesës.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale në strukturën e banesës dhe ambientet përreth.
Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, duke ngritur perimetrin e sigurisë.
Ekspertët po këqyrin zonën dhe po sekuestrojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të sqaruar prapaskenat e këtij sulmi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






