Transmetuar më 15-10-2026, 21:05

Një polic i plagosur ende pa reagim pas operacionit, një protestuese në observim, çfarë po ndodh në spitalet e Tiranës

26 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë, kanë marrë trajtim mjekësor gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës, pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës.

Shqetësuese mbetet gjendja e efektivit të policisë me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë. Pas operacionit, ende pritet reagimi i tij.

Ndërkohë, një tjetër efektiv policie, me inicialet D.K., ndodhet i shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Në spital po marrin kujdes mjekësor edhe dy protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëra prej tyre, një vajzë, mbahet në observim, ndërsa gjendja e saj për momentin është stabël.

Së fundmi, në Spitalin e Traumës kanë mbërritur edhe tre kalimtarë të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, aktualisht nuk ka asnjë person të lënduar që po merr trajtim mjekësor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit