Transmetuar më 15-10-2026, 20:36

Dy mina janë zbuluar pasditen e sotme në hyrje të një pallati katërkatësh në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pranë zonës së Aleksandrisë.

Konstatimi u bë nga vetë banorët e pallatit pasi muri ku ato ndodheshin pësoi amortizim me kalimin e viteve. Sipas të dhënave paraprake, municionet ndodheshin të fshehura brenda strukturës së murit, pranë një sahati të energjisë elektrike.

Pas njoftimit nga banorët, forcat e Policisë mbërritën në vendngjarje, izoluan perimetrin e sigurisë dhe mundësuan ndërhyrjen e specialistëve xhenierë. Minat u çaktivizuan dhe u larguan nga pallati, duke shmangur rrezikun për banorët.

Dyshohet se municionet i përkasin trazirave të vitit 1997, ndërsa Policia po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit