Transmetuar më 15-10-2026, 16:29

Partia Socialiste ka reaguar pas incidenteve të dhunshme të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, ku u raportuan sulme ndaj punonjësve të policisë dhe dëmtime të bizneseve.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, PS ka shpërndarë pamje të efektivëve të policisë të dhunuar dhe të dëmeve të shkaktuara, duke paralajmëruar se personat përgjegjës do të përballen me ligjin.

“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.

Më tej, në mesazhin e saj, PS thekson se Shqipëria nuk do të kthehet pas dhe se e ardhmja e vendit u përket qytetarëve.

“Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas.

Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës.

E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, përfundon reagimi i Partisë Socialiste.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit