

Disa biznese në zonën e “9-katësheve” në Tiranë janë sulmuar gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, protestuesit kanë goditur dhe thyer xhamat e disa bizneseve, ndërsa në shënjestër ka qenë edhe një bankë në këtë zonë.
Më pas, protesta është zhvendosur përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku situata është tensionuar. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës, ndërsa raportohet se kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda saj.
Rrethanat e plota të incidenteve dhe dëmet e shkaktuara mbeten për t’u sqaruar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






