

TIRANË — Biznese të ndryshme private në kryeqytet kanë reaguar në mënyrë simbolike përballe valës së protestave masive që kanë përfshirë Tiranën dhe disa qytete të tjera të vendit.
Përmes afishimeve të vendosura në ambientet e tyre dhe mbi qepenat e mbyllura, bizneset kanë shprehur mbështetjen për të rinjtë, ndërsa u bëjnë apel të ruajnë pronën e tyre:
"Jemi me ju, mos na dëmtoni!"
Niciativa e subjekteve tregtare vjen në një kohë kur tubimet rinore, të cilat po vijojnë me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, janë shoqëruar me tensione, përplasje fizike dhe dëmtime materiale gjatë ditëve të fundit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





