

TIRANË — Situata me protestën e nxënësve dhe studentëve është përshkallëzuar sërish në kryeqytet. Gjatë marshimit të tyre, një grup protestuesish ka dëmtuar dhe thyer derën hyrëse të godinës së Ministrisë së Ekonomisë, për të vijuar më pas lëvizjen në grup drejt godinës së Parlamentit.
Aktet e dëmtimit janë pasuar nga përplasje të drejtpërdrejta fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit. Ndërhyrja e uniformave blu për të zmbrapsur turmën ka qenë e menjëhershme, ndërsa Policia e Shtetit ka nisur shoqërimin e disa prej pjesëmarrësve drejt komisariateve për procedura të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





