

TIRANË — Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhvillimet dhe protestat masive që po zhvillohen në Shqipëri.
Përmes një deklarate, Beleri u shpreh se ndërsa Komisioni Europian përshëndet përparimin e vendit, në Tiranë studentët dhe qytetarët po protestojnë kundër korrupsionit dhe mungesës së shtetit të së drejtës, duke u përballur me dhunë policore dhe gaz lotsjellës.
Deklarata e plotë e eurodeputetit Fredi Beleri:
"Çfarë po ndodh, më në fund, në Shqipëri? Ndërsa Komisioni Europian përshëndet përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit, në Tiranë studentë dhe qytetarë protestojnë kundër korrupsionit dhe mungesës së shtetit të së drejtës, duke u përballur me dhunë policore dhe gaz lotsjellës.
Raportet e Parlamentit Europian dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë kanë evidentuar probleme serioze në procesin zgjedhor. Por demokracia nuk përfundon te kutia e votimit!
Europa duhet t’i dëgjojë qytetarët që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe të mos lejojë që zhgënjimi i tyre të shndërrohet në antieuropianizëm. Anëtarësimi në Bashkimin Europian kërkon respekt të vërtetë për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut. Po rrugës europiane të Shqipërisë. Jo një çeku të bardhë për Edi Ramën!"
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





