

TIRANË — Policia e Shtetit ka nxjerrë një apel publik drejtuar nxënësve dhe prindërve të tyre, duke kërkuar distancim të menjëhershëm nga aktet e dhunës dhe shmangien e situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin.
Përmes këtij mesazhi zyrtar, autoritetet e rendit u bëjnë thirrje të rinjve të largohen nga zonat ku ushtrohet dhunë dhe të mos lejojnë përfshirjen e tyre në veprime të rrezikshme për të ardhmen e tyre.
Gjithashtu, një kërkesë e veçantë u është drejtuar prindërve që të rrisin kujdesin ndaj fëmijëve dhe t’i këshillojnë ata të qëndrojnë larg vatrawë të tensionit. Policia e Shtetit konfirmon se forcat e saj ndodhen në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike. Njoftimi i policisë:
THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE
Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!
Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!
Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!
Një apel i veçantë për prindërit!
Kujdesuni për fëmijët tuaj!
Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.
Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!
Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.
Ju lutemi, bashkëpunojmë!
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





