

Policia e Shtetit doli me një kërkesë në formë lutje pak më parë që prindërit të largojnë fëmijët e tyre nga protesta që sot po precipiton në ditën e tretë të skenave të dhunshme.
Përmes një mesazhi, policia u kërkon të rinjve të largohen menjëherë nga vendet ku ka përplasje, ndërsa prindërve u bën apel të kujdesen për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Në përfundim të mesazhit, policia nënvizon se strukturat e saj janë në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE
Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!
Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!
Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!
Një apel i veçantë për prindërit!
Kujdesuni për fëmijët tuaj!
Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.
Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!
Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.
Ju lutemi, bashkëpunojmë!
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





