

VLORË — Lëvizja protestuese e të rinjve është shtrirë edhe në qytetin e Vlorës, ku një grup studentësh nga Fakulteti i Shkencave Humane kanë braktisur auditorët në shenjë solidarizimi me bashkëmoshatarët e tyre në kryeqytet.
Ata kanë nisur një marshim përgjatë bulevardit kryesor të Vlorës, duke bërë thirrje të vazhdueshme si "Bashkohuni me ne!" për të masivizuar bojkotin me përfshirjen e të rinjve të tjerë të qytetit.
Për dallim nga tensionet e regjistruara në qytete të tjera, marshimi në Vlorë deri më tani po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa të rinjtë po drejtohen drejt Rektoratit Qendror të Universitetit të Vlorës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






