Transmetuar më 15-10-2026, 10:57

KORÇË — Vala e revoltes rinore është shtrirë edhe në qytetin e Korçës, ku qindra nxënës dhe të rinj janë bërë bashkë duke zbritur në rrugët e qytetit në një tubim që po masivizohet me shpejtësi.

Gjatë marshimit në akset kryesore të Korçës, situata është tensionuar ndjeshëm. Në shenjë rebelimi, protestuesit kanë dëmtuar dhe shkatërruar sinjalistikën rrugore, trotuaret si dhe kanë thyer xhama garazhesh e biznesesh gjatë rrugës.

Përfshirja e Korçës vjen në një kohë kur protesta masive rinore dhe bojkoti i procesit mësimor po vijojnë njëkohësisht në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Shkodër.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit