

TIRANË — Organizata e Futbollit Europian (UEFA) ka vendosur zyrtarisht ndryshimin e vendit të zhvillimit të ndeshjes mes Egnatias dhe skuadrës daneze Midtjylland, e vlefshme për fazën e ligës të UEFA Conference League. Takimi është zhvendosur nga kryeqyteti për në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan për arsye sigurie, si pasojë e protestave masive që po vijojnë në Tiranë.
Ndeshja do të luhet sot sipas orarit të parashikuar në orën 18:45, ku ndryshimi i vetëm do të jetë impianti sportiv pritës.
Kjo përballje shënon debutimin historik të kampionëve të Shqipërisë në fazën e ligës të UEFA Conference League, pas ecurisë pozitive të skuadrës rrogozhinase gjatë fazave kualifikuese në arenën europiane.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






