

TIRANË — Përplasje të forta janë regjistruar përpara godinës së Ministrisë së Arsimit në Rrugën e Durrësit, ku situata mes të rinjve protestues dhe forcave të rendit është përshkallëzuar me shpejtësi.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e mbledhur, çka ka detyruar studentët dhe gjimnazistët të tërhiqen menjëherë nga Rruga e Durrësit.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme të uniformave blu, protestuesit janë spostuar drejt Sheshit "Skënderbej", ku po vijojnë të rigrupohen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






