

TIRANË — Mbi 80 persona janë shoqëruar deri më tani në komisariatet e kryeqytetit pas përplasjeve të dhunshme, flakëve dhe kaosit të regjistruar gjatë protestës masive në Tiranë.
Tubimet e ditës së mërkurë u shoqëruan me tensione të larta, përdorim të gazit lotsjellës nga forcat e rendit, si dhe dëmtime të konsiderueshme të pronës publike e private në disa zona të qytetit.
Ndërkohë, ditën e sotme revolta ka marrë tjetër përmasë ku universitete dhe gjimnaze të shumta kanë braktisur masivisht klasat dhe auditoret, duke dalë në rrugë për të vazhduar protestën.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






