

TIRANË — Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin zyrtar të të lënduarve gjatë protestave të ditës së djeshme në kryeqytet, ku sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës (SUT) dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ndihmë mjekësore kanë marrë gjithsej 89 persona.
Në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 61 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 18 protestues. Aktualisht, në këtë spital vijojnë të jenë të shtruar 4 efektivë policie dhe 2 protestues nën kujdesin e mjekëve. Tre prej pacientëve të shtruar në SUT — një protestues dhe dy efektivë policie — pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Mjekët konfirmojnë se ata janë koshientë dhe në gjendje stabilizuar shëndetësore.
Pjesa tjetër e të lënduarve, përfshirë 10 pacientë që morën trajtim në QSUT në shërbimet e Urgjencës Polivalente, Djegie-Plastikës dhe Okulistikës, janë larguar nga spitali pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






