Transmetuar më 15-10-2026, 09:57

DURRËS — Studentët e Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës (UAMD) kanë nisur bojkotin e procesit mësimor këtë të enjte, duke iu bashkuar valës së protestave rinore që po përfshin disa qytete të vendit.

Të rinjtë janë grumbulluar fillimisht në oborrin e kampusit universitar në Spitallë e më pas janë futur në godinën e Fakultetit Ekonomik, ku u kanë bërë apel bashkëmoshatarëve të tyre në auditorë që të ndërpresin mësimin me thirrjet "Dilni nga klasa" dhe "Poshtë patronazhistët!".

Pas mobilizimit në ambientet e universitetit, studentët kanë paralajmëruar marshim drejt sheshit qendror të qytetit të Durrësit për të vijuar tubimin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit