Transmetuar më 15-10-2026, 09:06

IGUMENICË — Një operacion i ndërmarrë nga antidroga e Patras në bashkëpunim me policinë greke ka çuar në sekuestrimin e 70 kilogramëve e 80 gramë marijuanë dhe arrestimin e një shtetasi grek.

Lënda narkotike, e ndarë në 63 pako, dyshohet se kishte ardhur nga zona e Sarandës dhe u transportua me krahë përmes kufirit të gjelbër shqiptaro-grek, për t’u ngarkuar më pas në automjetin që mbante në vëzhgim policia. Ndërhyrja e agjentëve u bë në rrugën “Egnatia”, pranë Tirias në aksin Igumenicë-Janinë, ku u bë e mundur bllokimi i mjetit dhe arrestimi i shoferit.

Sipas të dhënave të autoriteteve greke, gjatë 14 muajve të fundit janë sekuestruar rreth 1.3 ton marijuanë në zonat kufitare si Igumenica, Janina, Kosturi, Follorina dhe Selaniku, ku linja Sarandë-Igumenicë mbetet një nga rrugët kryesore të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit