

KAMËZ — Nxënësit e shkollave të mesme në Kamëz i janë bashkuar lëvizjes protestuese, duke bojkotuar procesin mësimor këtë të enjte dhe duke dalë në rrugë në shenjë solidariteti me studentët.
Të rinjtë kanë bllokuar qarkullimin rrugor me thirrjet “Të gjithë së bashku!”, duke kërkuar mbështetje më të madhe për kërkesat e rinisë.
Përfshirja e gjimnazistëve të Kamzës shënon një tjetër përshkallëzim të valës së reagimeve në arsimin parauniversitar, ndërsa protestat dhe bojkotet po shtrihen përtej qendrës së Tiranës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





