

Është anuluar seanca plenare e ditës së sotme që ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, të zhvillohej sot ora 10.00 me një axhendë të ngjeshur.
Një burim zyrtar i Kuvendit i tha noa.al se seanca plenare e planifikuar për tu zhvilluar ditën e sotme është anuluar. Nuk ka njoftim për një datë tjetër të zhvillimit të kësaj seance.
Mësohet se sekretaria e Kuvendit ka njoftuar të gjithë deputetët që të mos paraqiten në selinë e seancave plenare të Parlamentit pasi seanca është anuluar dhe shtyrë pa afat.
Më herët ishte njoftuar zyrtarisht se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e enjte, datë 15.10.2026, ora 10:00, me Urdhër nr.62, datë 13.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.
Çfarë parashikonte rendi i ditës
Në mbështetje të urdhrit nr. 62, datë 13.10.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)
4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)
5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)
6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)
7. Projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, “Për shërbimet e pagesave””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






