

Aksident në aksin Fier–Lushnjë! Një automjet ka dalë nga rruga gjatë natës, duke lënë të plagosur drejtuesin 46-vjeçar dhe pasagjerin 33-vjeçar. Të dy ndodhen në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidentit
Fier – Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Fier–Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi E. B., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë jashtë karrexhatës.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi H. Sh., 33 vjeç.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion të detajuar lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga. /noa.al
Foto arkiv
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





