Transmetuar më 15-10-2026, 07:32

Sipas parashikimit meteorologjik, vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës pritet të ketë vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë kryesisht kalimtare mbi zonat me reliev të lartë malor.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të forcohet herë pas here duke arritur shpejtësinë deri në 20 m/s, ndërsa valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 3 deri në 4 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit