Transmetuar më 14-10-2026, 23:20

Në një shkrim opinioni mbi përshkallëzimin e trazirave në kryeqytet, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vlerëson se zhvillimet e fundit kanë kapërcyer kufijtë e një proteste të zakonshme ose të një shpërthimi spontan pakënaqësie, duke u shndërruar në një fenomen dhune publike me elemente organizimi dhe vazhdimësie.

Manjani argumenton se vazhdimësia e akteve të dhunës për orë të tëra, shpërndarja territoriale, anonimati i aktorëve mbrojtës pas maskave dhe logjistika e koordinuar për furnizim me mjete e ushqime ngrenë dyshime serioze për ekzistencën e një mekanizmi organizativ që shkon përtej kapaciteteve të protestave traditionale të partive politike.

Sipas tij, aktorët politikë opozitarë më shumë ngjajnë me spekulantë që përpiqen të përfitojnë nga situata sesa me organizatorë që e kontrollojnë plotësisht atë, gjë që e bën menaxhimin e krizës edhe më kompleks.

Gjithashtu, ai i bën thirrje institucioneve shtetërore të veprojnë me gjakftohtësi dhe pa propagandë, duke identifikuar me prova organizatorët, burimet e mundshme të financimit dhe përgjegjësit individualë, me qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues pa cenuar të drejtën e protestës paqësore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit