Transmetuar më 14-10-2026, 23:02

Një njoftim i shpërndarë në rrjetet sociale prej grupeve të protestuesve i ka vendosur një afat zyrtar kryeministrit Edi Rama deri ditën e enjte, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen nga detyra.

Përmes kësaj deklarate publike, organizatorët bëjnë me dije se protesta studentore dhe qytetare do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, duke rikonfirmuar kërkesën e tyre kryesore për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.

Ata paralajmërojnë se nëse ultimatumi nuk plotësohet brenda afatit të caktuar në mesditë, tubimi do të zhvendoset përpara godinës së Presidencës. Protestuesit deklarojnë se do t’i kërkojnë zyrtarisht Presidentit të Republikës ndërhyrjen institudionale për shpërndarjen e Parlamentit dhe hapjen e rrugës për zgjidhjen e krizës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit