Transmetuar më 14-10-2026, 22:57

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar efektivët e policisë që mbetën të plagosur gjatë protestës së dhunshme në Tiranë dhe po marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Spahiu bëri të ditur se brenda 30 minutash në spital kishin mbërritur gjashtë efektivë të lënduar, duke e çuar në nëntë numrin e punonjësve të policisë të paraqitur në urgjencë.

Sipas ministres, njëri prej tyre, 31 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë, me dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.

“Jam në Spitalin Universitar të Traumës, ku për 30 minuta kanë mbërritur 6 efektivë policie të lënduar, duke çuar në 9 numrin e tyre në urgjencë.

Një prej tyre, L.D 31 vjeç ka dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.

Dhuna ndaj efektivëve të policisë është e patolerueshme dhe rrezikon seriozisht sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Mbështetje dhe mirënjohje për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin shëndetësor, që po kujdesen me profesionalizëm dhe përkushtim për çdo person të lënduar”, shkruhej në facebook-un e Spahiut.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit