Transmetuar më 14-10-2026, 22:34

Policia e Shtetit ka nisur një valë të re operacionesh në terren për kapjen dhe arrestimin e të rinjve të përfshirë në trazirat dhe aktet e dhunës gjatë protestës studentore në kryeqytet.

Në pamjet e siguruara nga terreni gjatë orëve të vona të mbrëmjes, efektivët e policisë shihen duke ndjekur me vrap nëpër rrugë e dytësore dhe zona të ndryshme të Tiranës disa nga protestuesit që u larguan nga sheshet kryesore.

Ndërhyrjet policore po kryhen në mënyrë të menjëhershme duke çuar në ndalimin dhe arrestimin e disa prej të rinjve të identifikuar gjatë përplasjeve, ndërsa forcat e rendit vijojnë kontrollin e territorit për të parandaluar grumbullime të tjera.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit