Transmetuar më 14-10-2026, 22:30

Studentët kanë paralajmëruar nëpër rrjete sociale se këtë të enjte 15 tetor do të mblidhen sërish në protestë dhe do të instalohen fillimisht pranë selisë së seancave plenare të Parlamentit pasi në orën 10 pritet të ketë seancë plenare.

Më herët sot, u njoftua zyrtarisht se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e enjte, datë 15.10.2026, ora 10:00, me Urdhër nr.62, datë 13.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 62, datë 13.10.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)

4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

5. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

7. Projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, “Për shërbimet e pagesave””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat do ta marrin sinjalin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit