

Pas kaosit të gjithanshëm që përfshiu qendrën e kryeqytetit gjatë ditës së dytë të protestës, Policia e Shtetit ka nisur një valë operacionesh për shoqërimin e personave të përfshirë në akte dhune dhe vandalizmi në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë orëve të mbrëmjes, veprimet policore u shtrinë përtej bulevardit kryesor, ku efektivët ndërhynë pranë Kryeministrisë për të larguar dhe shoqëruar protestuesit që u rikthyen përballë godinës zyrtare.
Në zonën e “21 Dhjetorit”, policia shoqëroi tre persona pas tensioneve të krijuara nga hedhja e gurëve dhe bllokimi i akseve rrugore. Shoqërime të tjera u kryen edhe në Rrugën e Elbasanit ndaj personave të dyshuar për pjesëmarrje në sulmet ndaj infrastrukturës dhe forcave të rendit.
Forcat e Policisë së Shtetit po vijojnë patrullimet intensive në të gjitha akset kryesore të kryeqytetit për të shpërndarë grumbullimet e mbetura dhe për të rivendosur rendin publik.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






